Brexit mund të shtyhet deri në 2021, sipas një plani të diskutuar nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, e kjo në një kohë të rritjes së pakënaqësisë mbi mënyrën se si kryeministrja britanike po menaxhon negociatat – shkruan kështu The Guardian, duke cituar burime të paidentifikuara në Bruksel.

Britania duhet të largohet nga BE më 29 mars, por zhvillimet sugjerojnë se një vonesë dyvjeçare mund të ndodhë.

Sipas The Guardian, BE po sheh mundësi shtyerjeje nëse Theresa May nuk arrin të “shtyjë” marrëveshjen e Brexit në Parlamentin Britanik.

Sipas zyrtarëve të Brukselit, një shyerje pre 21 muajsh ka kuptim, sepse kjo do të përshtatet në kuadrin e buxhetit të BE-së dhe për të lehtësuar gjërat.

Një burim tjetër tha se është e mundur që Britania të marrë një shtyrje edhe nëse udhëheqësit e atij vendi e duan atë.

Kryeministrja britanike ka premtuar se votimi mbi marrëveshjen e arritur mbi tërheqjen e Britanisë nga BE do të mbahet deri më 12 mars.

“Ekipi im do të kthehet në Bruksel javën e ardhshme”, tha ajo, rrugës për në samitin e BE-së dhe Lidhjes Arabe në Sharm el-Sheikh.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re