Të dhënat për vendndodhjen e telefonave celularë sugjerojnë se demonstruesit në protestat kundër bllokimit, disa prej të cilave kanë qenë të lidhura me rastet COVID-19, shpesh kanë udhëtuar me qindra kilometra nga njëra ngjarje në tjetrën, duke u kthyer sërish në shtetet e tyre dhe madje duke shkuar edhe në shtetet fqinje.Të dhënat e raportuara për “The Guardian” nga grupi i fushatës progresive të Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetësor, ngrenë dyshimet se protestat do të luajnë rol në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në zonat që deri më tani kanë përjetuar relativisht pak infeksione.

Të dhënat anonime për vendndodhjet u kapën nga aplikacionet e telefonave celularë dhe studiuesit e të dhënave në kompaninë “DengMap” i përdorën ato për të përcaktuar lëvizjet e pajisjeve të pranishme në protestat në fund të prillit dhe në fillim të majit, në pesë shtete, Miçigan, Uiskonsin, Ilinois, Kolorado dhe Florida. Më pas ata krijuan vizualizime që gjurmuan lëvizjet e këtyre celularëve deri në 48 orë pas përfundimit të protestave. Vizualizimet tregonin vetëm lëvizje brenda shteteve, për shkak të pyetjeve që bëjnë analistët në krijimin e tyre. Por, shkencëtari i të dhënave Jeremy Fair, nënkryetar ekzekutiv i “VotoMap”, thotë se shumë prej pajisjeve që shihen të arrijnë kufijtë shtetërorë shihet se vazhdojnë nëpër to në të dhënat themelore të papërpunuara.Një vizualizim tregon se në Lansing, Miçigan, pas një proteste të 30 prillit, ku protestuesit e armatosur sulmuan ndërtesën e Kapitolit dhe policia e shtetit u detyrua të bllokojë fizikisht guvernatorin Gretchen Whitmer, pajisjet të cilat kishin qenë të pranishme në vendin e protestës mund të shiheshin duke u kthyer në të gjitha zonat e shtetit, nga Detroit dhe në qytete të largëta në veri të shtetit.

Një pajisje e vizualizuar për këto dhëna, “udhëtoi” për/dhe nga Aftoni, që është mbi 250 kilometra larg nga kryeqyteti. Të tjerët, mbërritën apo kaluan edhe kufirin e Indianës.Në 48 orët pas një proteste të “Operation Gridlock” të 19 prillit në Denver, pajisjet arritën në kufijtë e shteteve fqinje duke përfshirë Uioming, Nebraska, Oklahoma, Nju Meksiko dhe Utah.Në Florida, më 18 prill, pajisjet u kthyen në të gjitha pjesët e gadishullit dhe deri në kufirin e Xhorxhias. Në Uiskonsin, më 24 prill, pajisjet u kthyen në qytete më të vogla si Grin Bei, Uausau dhe në kufijtë e Minesotës dhe Ilinois.Pas valës fillestare të protestave kundër kufizimeve, zhvilluar në prill, epidemiologët paralajmëruan se ato mund të çonin në një rritje të re të rasteve.Në Karolinën e Veriut në fund të prillit, një nga udhëheqëset e protestave kundër bllokimit të shtetit rezultoi pozitiv për COVID-19, por tha se do të merrte pjesë edhe në protestat e ardhshme.

“Megjithëse është e vështirë të krijosh një lidhje të drejtë midis pajisjeve, individëve në këto protesta dhe rasteve, të dhënat sugjerojnë që protestat mund të jenë ngjarje të rëndësishme epidemiologjike”, tha Rob Davidson, drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetsor.”Sjellja që ne po shohim te protestat mbart një rrezik të lartë infeksioni. Ne mund të shohim që protestuesit po marrin pjesë në ngjarje shumë të përqendruara dhe pastaj shpërndahen gjerësisht”, shtoi ai.Davidson, i cili ka kandiduar për në Kongres si demokratë, tha se as ai dhe as grupi i tij i avokatisë nuk ishin aktualisht të lidhur me Partinë Demokratike amerikane.Grupi është i përbërë nga më shumë se 300 mjekë, të cilët shqetësohen se “kujdesi shëndetësor për pacientët e tyre është bërë i papërballueshëm”.Në një sërë videosh dhe temash të ndara gjerësisht në Twitter, Davidson ka kritikuar presidentin Trump, dhe është përpjekur të shpërndajë atë që ai e quan “mosbesimi te shëndeti publik”, që “Donald Trump ka nxitur me veprimet e tij”./Lexo.al. https://www.theguardian.com/us-news/2020/may/18/lockdown-protests-spread-coronavirus-cellphone-data

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re