Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Jashtëm britanik, u shpreh se fokus i bisedës ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, teksa theksoi se ka pasur hapa pozitivë, por shtoi se është rreziku i kthimit mbrapa.

Kreu i qeverisë shkëmbeu edhe batuta me David Cameron teksa u shpreh se ka deklaruar që do të rikthehet sërish në Shqipëri.

“Ke premtuar se do të kthehesh prap, janë gjithë shqiptarët që do të shohin a je politikani që mban premtimet apo jo”, iu drejtua Rama.

Edi Rama: Gatishmëria në dekurajimin e trafikut të njerëzve do të jetë maksimale, lidhet me vullnetin e përbashkët për ti shkuar në rrënjë këtij fenomeni që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar. Kemi diskutuar edhe për rajonin, Britania shprehur interes për të parë normalizimin me sukses të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ka pasur hapa pozitave, por edhe ndihet rreziku i kthimit mbrapa.

Falenderoj Sunak dhe Cameron për mbështetjen ofrimin e Shqipërisë që vitin e ardhshëm të bëhet vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët europian që do të mbahet këtë vit në Londër në 2 qershor, Jo më 18 korrik se e ngatërrova me takimin tim me shqiptarët atje.

Ke premtuar se do të kthehesh prap, janë gjithë shqiptarët që do të shohin a je politikani që mban premtimet apo jo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re