Prestigjozja britanike “The Sun” i ka dedikuar një artikull rivierës shqiptare duke e prezantuar atë si një nga zgjedhjet ideale për këdo që do të kalojë pushime mbresëlënëse. Afërsia gjeografike dhe biletat e lira të fluturimeve janë disa nga arsyet kryesore sipas “The Sun” se përse turistët britanikë duhet të vizitojnë Shqipërinë përgjatë verës.

Por jo vetëm kaq. Sipas të përditshmes britanike vendi ynë ofron çmime konkurruese në hotele e struktura të tjera akomoduese. Po kështu edhe shërbimi cilësohet si dinjitoz. E njëjta gjë vlen edhe për baret apo restorantet. Ju mund të gjeni një dhomë për 20 paund ndërsa mund të shijoni edhe një birrë me çmim 2 paund thuhet në artikull.

Sipas the Skyscanner, burim i cili është përdorur në këtë artikull, këtë vit rezervimet e turistëve që zgjedhin të pushojnë në rivierën shqiptare janë rritur me 96% krahasuar me vitin 2019.
“The Sun” sugjeron Shqipërinë si destinacioni numër 1 për britanikët për sa i përket përzgjedhjes së plazheve europiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re