Ushtarët australianë, të cilët shërbenin në Afganistan, pinë birrë nga protezat e një ushtari të vdekur taleban në një lokal të paligjshëm në atë vend.

Guardian Australia publikoi fotografi të ushtarëve australianë, të cilët morën pjesë në aksionet kundër talebanëve, me një protezë të një talebani që supozohet se është vrarë në aksionin në zonën e Uruzgan në 2009.

Njëra nga fotot tregon një ushtar duke pirë nga proteza, dhe në foton tjetër dy ushtarë që pozojnë me protezat në një party.

Sipas disa deklaratave, ushtarëve u ndalohet shprehimisht të marrin dhe të mbajnë “trofe lufte”.

Dëshmitarët okularë deklaruan se disa komandantë ushtarakë e dinin që ushtarët e përdorën objektin në atë mënyrë dhe nuk i penguan ta bënin atë.

Një raport nga Inspektori i Përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes Australiane të botuar më 19 nëntor deklaroi se ushtarët australianë që shërbyen në koalicionin e udhëhequr nga SHBA dhe NATO vranë qëllimisht 39 civilë afganë në periudhën 2005-2016.

Në fund të nëntorit, një hetim administrativ filloi kundër 13 ushtarëve të cilët ishin të vendosur të kishin kryer krime lufte në Afganistan.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re