Tashmë është bërë monotone që sa herë ndryshohen drejtuesit e doganave, rrokadë të pësojnë dhe vartësit e tyre, duke sjellë me vete persona të besuar të të emëruarve të rinj.

Panorama nuk ka ndryshuar as me Genti Gazhelin, i cili ka shkarkuar dy prej emrave më të përkushtuar në dogana, si drejtorin e antikontrabandës Marian Laca ose siç njihet ndryshe si njeriu i hekurt, dhe Gent Çani, specialist me përvojë 10 vjeçare në analizën e riskut.

Të dy këta persona janë zëvendësuar nga një jursit i thjeshtë siç është Eldi Hoxha, i cili ka dhe mungesë eksperience sa i takon sektorëve që do të mbulojë. Burime bëjnë me dije për Fax News, se përvoja e doganave ka treguar se në rastet që ka pasur një koordinim mes drejtorit të përgjithshëm dhe atij të antikontrabandës, mundësia e abuzimeve në institucion ka qenë më e madhe.

Me pak fjalë thonë burimet, ekuacioni është i thjeshtë:

Genti Gazheli + Kryetarët e degëve + Doganierët versus Marian Laca + Antikontrabanda= Luftë dhe lulëzim në arkën e shtetit.

Mirëpo tashmë me largimin e këtyre dy emrave, mundësia është e madhe që pasojat më të mëdha të jenë në arkën e shtetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re