Po konturohet çdo ditë e më shumë rikthimi i një konflikti, deri më tani verbal, mes Serbisë dhe Kroacisë, dy vende që nga trashëgimia historike jo vetëm që urrehen, por dhe që kanë luftuar mes vetes, siç ishte konfikti i filliviteve ’90-të me ndarjen e Jugosllavisë. Shkak u bë gjesti i Sheshelit që, ditën kur një delegacion parlamentar kroat po vizitonte Beogradin, radikali i njohur dogji flamurin kroat. E dy ditë më pas, ishte ministri i Mbrojtjes Vulin, që deklaroi se për të hyrë në Kroaci (do shkonte tek një memorial serbësh të vrarë nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, aleatë të të cilëve ishte ustashët kroatë si regjim kolaboracionist), vendoste Vuçiç e jo Zagrebi. Kjo bëri që autoritetet kroate t’ja ndalonin hyrjen, çka solli acarimin e raporteve mes dy vendeve. Por asnjëra palë nuk tërhiqet.

Ministri i Jashtëm serb pretendon se Beogradi do të zbatojë të gjitha masat reciproke në lidhje me Zagrebin.

“Nëse Zagreb zyrtari vendos të tërhiqet nga Ambasada në Beograd, siç është spekuluar, do bëjmë kështu dhe ne me ambasadorin tonë në Zagreb. Ne jemi të gatshëm ta luajmë këtë lojë deri në fund, në qoftë se dhe ata duan ta luajnë,  por kam frikë se “problemi serb” në Kroaci është një sëmundje shumë e vështirë dhe e pashërueshme”, tha Daçiç në një intervistë për një media të Beogradit.

“Politika jonë me kroatët është reciprociteti”, shtoi ai.

Megjithatë, kreu i diplomacisë së Beogradit, një tip skifteri në politikë, tha se shpresonte që marrëdhëniet të riktheheshin në normalitet, suke theksuar se “ato janë vendimtare e të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re