Skip to content

Thellohet rrëshqitja e tokës në Gjirokastër

 
Banorët e pallatit që rrezikon të shembet kanë kaluar një natë plot ankth.
 
Nga frika e rrëshqitjes së tokës, 15 familjet nuk kanë qëndruar në shtëpi, por janë shpërndarë tek të afërmit e tyre.
 
Situata mund të rëndohet më tej për shkak edhe të reshjeve të mundshme të shiut. Po zona në të cilën ndodhet pallati, për ekspertët e fushës njihet si problematike.
 
Banorët dyshojnë se e gjithë kjo situatë ka ardhur pas gërmimeve që po bëhen në një banesë aty pranë. Policia ka shoqëruar në polici Marjana Kurarin e cila ka kryer punimet për të verifikuar nëse është e pajisur me leje ndërtimi.
 
Mbetet për t’u parë se cilat do të jene masat që do të marrë bashkia për të parandaluar rrëshqitjet e mundshme.