SHÇBA ka reaguar pas rastit të ndodhur në Paskuqan ku një prej drejtuesve të atuomjeteve ka nxjerrë një armë zjarri për të këcënuar protestuesit.

Sipas njoftimit, shtetasi Euglen Benga është punonjës i gardës dhe ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë momentit kur ka qenë përballë protestuesve kundër shembjes së shtëpive. Ndërsa sipas informacioneve më të detajuara, Benga është shoqëruesi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në lidhje me rastin në fjalë, SHÇBA njofton se po merren të gjitha masat e duhura hetimore për të zbardhur ngjarjen.

Reagimi i Plotë nga SHÇBA:

Tiranë – Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re