Skip to content

Thellohet skandali me abuzimet për godinën 19 në “Qytet Studenti”, Arbjan Mazniku dhe Taulant Tusha…

1700228891 mazniku 1

Të dashur miq dhe dashamirës, pas kallzimit që kemi bërë me Andrea Bregu  në SPAK kundrejt Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe ish drejtoreshës Anila Shehu, vetëm ditën e djeshme morq  pergjigjen që kërkoja prej kohësh , ku në dokumenta del firma e ish nënKryetarit të Bashkisë Arbjan Mazniku, firma e Taulant Tushes dhe personave të tjerë.

Të dashur miq siç e shikoni gjithashtu në dokumentacion është firma dhe e administratorit të kompanisë që ka fituar Tenderin për të rindërtuar godinën 19, aty ku ka qenë godina ekzistuese,

Kontrata është firmosur në 2021 dhe si godinë u planifikonte të mbaronte për 13 muaj, pra në vitin 2023 , por deri më sot kjo godinë nuk ekziston, nuk është nisur asnjë punim për atë godinë , në atë zonë ndodhen akoma gërrmadhat e ish godinës 19.

Sot depozituam provat e reja në SPAK për këtë abuzim Skandaloz, do vazhdoj deri në fund për Qytetin Studenti, për abuzimet që janë bërë në këto vite.

Do ta ngrej zërin deri në fund, personat që kanë abuzuar duhet të dalin para drejtësisë.

Drejtësia duhet ti nxjerri para drejtësisë dhe ti ndëshkojë këto person që ka abuzuar me fondet në Qytetin Studenti.

5e0492ca c556 4220 a867 fe2184e4827d
69b430bf 3bf1 4890 9660 e81bfece6f15
241f7b07 7096 49b9 9de5 fbc118bd4b39
b5b5998f 5378 4a58 873b 834ec05f5def
bbfc866c 0125 42eb 99c8 bce491b311e5
ced6d869 2dfc 4d7d b7c8 f7b50c887fb2

Nga Aurel Kujtimi