Mbrëmjen e sotme është thelluar skandali me bastisjen e zyrave te News24, teksa policia ka ushtruar dhunë, duke shtyrë gazetarët te cilet kerkuan informacion se ku do te coheshin dosjet dhe materialet sensitive te marre nga kompjuterat e tyre.
Gazetari Osman Stafa tentoi të marrë në përgjigje nga një prej efektivë, për të mësuar së çfarë ka në kamionat e ushtrisë, por ai refuzoi çdo koment.
Më pas policët shtynë tutje gazetarët, për t’i bërë rrugë kamionë të kalojnë me materialet e marra nga redaksitë e Focus Media News dhe Panorama Group.
Pjesë nga debati i gazetarëve me efektivin:
Efektivi: Nuk kam komente, hapni rrugën…
Gazetari Osman Stafa: A jeni ju, çfarë funksioni keni? Kush ju kërkon këtu?
Efektivi: Policia ushtarake, hapni rrugën.
Osman Stafa:Nëse ju ju merret pistoleta a mund ta bëni detyrën tuaj?!
Efektivi: Nuk jam për komente, hapni rrugën.
Osman Stafa:Po jo pra se ti nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetutës.
EFektivi:Hapni rrugën. Drejtojuni institucioneve, drejtohuni ligjit.
Osman Stafa:Po jo pra se ke Gjykatën Kushtetuese.
Efektivi: Nuk jam për të bërë koment me ju.
Osman Stafa: A mund të na jepni informacion se çfarë ka në ato makina?
Efektivi: Nuk kam tagër. Drejtoju ligjit, institucioneve. Ke të drejtë të ankohesh. Po kërkoj të hapet rruga për lëvizjeën e mjeteve.
Osman Stafa: Cënohet jeta ime.
Efektivi: Drejtoju institucionit që vepron. Më ka ngarkuar policia ushtarake, që të hapet rruga për kamion.
Isa Myzyraj: Ku e ke urdhrin e ministrisë së Mbrojtjes? Je. Turp i policisë së shtetit se nuk ke ligj.
vijon…