Pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë në datën 4 korrik të këtij viti mësohet se tashmë ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

I vetmi i mbijetuar i familjes Gjoka mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj. Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe. Ende gjallë është vetëm Enriku 12 vjeç.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re