Thellohet tragjedia rrugore e kësaj të mërkurë në mbrëmje në Fushë Krujë. Numri I viktimave nga aksidenti I rëndë në kryqezimin e Borizanit ka shkuar në katër. Tre persona që udhëtonin në makinën tip Audi gjeten vdekjen në vend, ndërsa I katërti vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të 4 personat udhëtonin në këtë makinë kur janë përplasur me një trajler me targa të Kosovës rreth orës 20 e 30 në autostradën  në autostradën Fushë Krujë-Laç. Identiteti I viktimave ende nuk është bërë I ditur por mësohet vetëm se ata të afërm me njeri tjetrin dhe banonin në fshatin Larushk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re