Është rënduar bilanci i viktimave në familjen Gjoka, në Velipojë pas shpërthimit të gazit në hotelin e tyre.  Mësohet se motra e vogël e Danielës, Klarisa Gjoka ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku bashkë me të motrën, vëllain dhe nënën e tyre u dërguan për një trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërkohë që vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore nëna me djalin e mitur.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta. E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë, ku tashmë dy vajzat kanë humbur tragjikisht jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re