Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur se Shqipëria në Samitin e NATO-s në Vilnius ka rikonfirmuar mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën.

Gjithashtu shtoi se “vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”.

359073940_835887361226851_1671713962306033470_n

 

Në Samitin e NATO-s në Vilnius:

Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë.

359787205_835887261226861_4646005232899697938_n358706492_835887287893525_9217024126682229379_n

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re