Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi qëllimin e Kosovës që forcat e tyre të sigurisë të shndërrohen në ushtri, duke theksuar se ishte në kundërshtim me këshillat e shumë vendeve aleate.

“Ne biseduam në lidhje me qëllimin e Kosovës për të filluar me transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës në ushtri. Ky hap ndodh në kohë të gabuar, dhe në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve në NATO dhe mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha Stoltenberg në konferencën për gazetarët pas përfundimit të takimit dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Pra thënë troç, NATO nuk është pro themelimit të Ushtrisë, e cila sipas Prishtinës zyrtare do të ndodhë më 14 dhjetor.

Ndërkohë, që kur nisi ky proces, qeveria e Kosovës pretendonte se e kishte NATO-n me vete.

Megjithatë, nr.2 i kabinetit Haradinaj, Enver Hoxhaj, tha në një mesazh në Twitter se “kalimi i FSK-së tek forcat e armatosura është një proces që nuk mund të ndalet”. Kjo, jo si reagim ndaj Stoltenberg, por si reagim ndaj Vuciçit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re