Jack Ma, themeluesi i Alibaba Group Holding, paralajmëroi se njerëzit duhet të përgatiten për një luftë tregtare 20-vjeçare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në Samitin e Investitorëve të mbajtur në Hangzhou, Jack Ma, themeluesi i Alibaba Group Holding, theksoi se situata ekonomike nuk është e mirë dhe se kjo mund të marrë një kohë të gjatë.

Ma, zhvillimet midis SHBA dhe Kinës, duhet të përgatitemi për një luftë tregtare 20-vjeçare, vlerësoi ai.

Jack Ma theksoi se Kina duhet të përqendrohet në eksportet në “Rrugën e Mëndafshit” të kohëve moderne, duke përfshirë Afrikën, Azinë Jugore dhe Evropën.

Ai shtoi se Alibaba mund të mos jetë më në gjendje të përmbushë 1 milion vende pune në SHBA për shkak të tensioneve tregtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re