Skip to content

Themeluesi i “Helmetave të Bardha” gjendet i pajetë në Stamboll: ç’patën rusët me të?

191111065222 james le mesurier profile exlarge 169

 

Themeluesi i një prej organizatave të ndihmës në Siri, James Le Mesurier, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Stamboll, bën me dije CNN-i tuk.

Grupi i tij humanitar me bazë në Stamboll dhe Amsterdam, quhej Mayday Rescue, dhe ka pasur sukses në depërtimin e zonave civile dhe në disa raste shpëtimin e tyre.

Policia turke nuk ka dhënë detaje nëse është vdekje e dyshimtë apo jo, por ajo që dihet publikisht është se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë publikisht e ka akuzuar atë duke e quajtur “spiun”.

Mesurier, i cili kishte themeluar edhe organizaten Helmetat e Bardha, një grup shpëtues i civilëve, ishte tejet aktiv në organizimin dhe dërgimin e ndihmës humanitare dhe mbrojtjes civile në zonat e luftës.

Mayday Rescue kishte përfituar fonde nga një numër i madh i qeverive dhe organizatave, përfshirë dhe nga qeveria britanike dhe OKB-ja./ tesheshi