Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e kardinalit amerikan Theodore Mccarric, i akuzuar për abuzimin seksual ndaj fëmijëve dhe të rriturve, raportuan mediat amerikane.

Mccarrick, 88 vjeç, bëhet kështu kardinali i parë katolik në histori që u largohet prej akuzave për abuzim seksual. New York Times njoftoi se hera e fundit e ikjes së një kardinali daton në vitin 1927, por për mosmarrëveshje politike me Vatikanin. Një hetim është nisur dhe ish-kardinali do të përgjigjet përpara gjykatës së Kishës.

New York Times botoi një histori javën e kaluar të një prej viktimave të kardinalit, një njeri që tha se ishte abuzuar me të kur ishte 11 vjeç. Më pas, Mccarrick shërbeu si prift në New Jersey. Një njeri që e identifikoi vetëm si James tha se gjatë asaj periudhe Mccarrick e keqtrajtoi për katër vjet dhe kur u përpoq t’i tregonte familjes së tij, ajo nuk i besonte.

Mccarrick u bë Kryepeshkop në New York në vitin 1986 dhe në vitin 2000 në Uashington. Një vit më pas do të bëhej Kardinal. Ai është akuzuar për abuzime seksuale me fëmijët dhe të rriturit në dekadat e fundit.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë abuzuar nga Mccarrick gjatë shërbimit të tij të gjatë.

Robert Hoatson, një ish prift dhe viktimë e abuzimit, tha se përfoljet ndaj Mccarric u përhapën për dekada, por asgjë nuk u bë derisa viktimat që ishin fëmijë u zbuluan nga publiku. Hoatson dëshiron që një akuzë shtetërore të ngrihet kundër ish-Kardinalit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re