Theodoros Pangalos, ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i jashtëm i Greqisë mbërrin në Tiranë dhe vlerësohet me çmimin Honoris Causa nga pedagogët Anastas Angjeli e Përparim Kabo.
Në një leksion të mbajtur për studentët shqiptarë, ish-ministri i jashtëm i Greqisë vlerëson faktin që në ceremoni kanë qene politikanë e ambasadorë. Më pas ish-diplomati grek ka theksuar për studentët dhe të pranishmit rëndësinë e lirisë së fjalës dhe të drejtës për të mbrojtur idealet e mendimet që çdokush ka.
Vizita e Theodoros Pangalos vjen edhe në kuadër të promovimit të lirit të tij me Papandreun në Europë. Ceremonia do të mbahet pasditen e kësaj të marte.
