Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, i ka dhënë presidentit rus Vladimir Putin përshëndetjen më të ftohtë të mundshme në orag të samitit të G20-tës në Japoni.

Zonja May, e cila ka kritikuar vazhdimisht qasjen e Putinit ndaj trajtimit të kundërshtarëve politikë si dhe ndaj ndërhyrjes në konfliktet jashtë vendit, mezi ia zgjati dorën kreut të Kremlinit, i cili tha se “liberalizmi në Evropë dhe SHBA kishte tejkaluar qëllimin e vet”.

Zonja May u zotua të përballet me Putin për sulmin e spiunazhit në Salisbury që dyshohet se është kryer me urdhërat e presidentit rus.

G20 – që përfaqëson vendet me ekonomitë më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë – janë takuar sot në Osaka të Japonisë.

Disa nga shtetet pjesëmarrëse janë në armiqësi të ftohta ndërmjet vete, e megjithatë u detyruan të buzëqeshin artificialisht para kamerave të mediave që po përcjellin ngjarjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re