Theresa May sapo ka deklaruar dorëheqjen. Ajo do të lë udhëheqjen e konservatorëve më 7 qershor, duke hapur rrugën për një garë të re, atë të vendosjes për një kryeministër të ri në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë emocionale të dhënë në Downing, Street zonja May tha se ajo kishte “bërë më të mirën e mundshme” për të respektuar dhe trajtuar me dinjitet rezultatin e referendumit për daljen nga BE.

Ajo tha se vazhdon të ndjejë “keqardhjeje të thellë” pasi nuk kishte qenë në gjendje të çonte në vend Brexit-in, shtoi ajo. May nuk kurseu vajin dhe lotët për të treguar se sa keq ndjehet që e zhgënjeu vendin që e do.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re