Thertorja e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur “Plepat e Brukës” nuk do të bëhet.

Në një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës 300 banorët e kësaj zone ia kanë dalë që të mposhtin kompaninë private në mënyrë që të anulohet ndërtimi i thertores në pyllin afër shtëpive të tyre.

Seanca ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri.

Banorët e Laknasit janë ngritur disa herë në protestë pasi pretendonin se një kompani private, do t’u priste pyllin për të ndërtuar një thertore derrash. Banorët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim pasi pemët e këtij pylli mbrojnë nga rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre, si dhe pretendojnë se në zonë eksitojnë edhe tre thertore të tjera, prandaj një e katërt nuk është e nevojshme.

Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë e Shtetit dhe policinë private, nga e cila shoqërohej kompania në fjalë për të kryer aktivitetin që sipas projektit pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re