Një avion i mbushur me diamant, platin dhe ar me vlerë 265 milionë paund, pati probleme gjatë fluturimit, duke humbur një pjesë të madhe nga thesari që kishte në bord.

Ngjarja ndodhi në rajonin më të ftohte në Rusi, në Yakutia, kur dera e avionit u shkëput diamantet ranë mbi pistë, por jo vetëm.

Aeroplani i nisur për Krasnoyarsk bëri ulje emergjente në Magan pasi u zbulua defekti.

Policia mbylli menjëherë pistën dhe një kërkim i madh është zhvilluar në zonë. Ende është e paqartë, nëse ishte një aksident, apo një përpjekje për grabitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re