Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, të cilit më herët i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

27-vjeçari, Arsen Mete ka thyer arrestin e shtëpisë për të shitur doza kokaine në biznesin e tij privat.

 

Policia njofton se 27-vjeçarit iu gjetën doza të lëndës narkotike në biznesin e tij si dhe në banesë.

 

“Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje”, thuhet në njoftim.

 

27-vjeçarit më herët ishte lënë në arrest shtëpie për shitje lëndësh narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re