DURRËS- Në qytetin e Durrësit janë sekuestruar 2 pako me lëndë narkotike kanabis, e ndarë në 103 doza. Autoritetet policore kanë vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kryente shpërndarjen e lëndës narkotike.

Po ashtu, është arrestuar një person i dytë, i cili siguronte lëndën narkotike dhe bashkëpunonte me 26-vjeçarin, për të shitur dozat e kanabisit, në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re