Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë kufitare në Kapshticë pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas policisë mësohet se 43 vjeçari banues në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim V. V., 43 vjeç, banues në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re