Një 39 vjecar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës pasi theu xhamat e Prokurorisë së Shkallës së Parë në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi këtë të hënë në orën 11:40.
Shtetasi me iniciale K.SH, ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.
Ky shtetas akuzohet tashmë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” .
