Një tjetër rast vjedhje në biznes është parandaluar nga policia. Një 42-vjeçar ka tentuar të vjedhë në një kioskë në Fier, duke thyer xhamat e biznesit.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke e arrestuar në flagrancë, pas njoftimit të personave që kanë pikasur planin e të arrestuarit.

“Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 42 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re