Mediat greke kanë publikuar foton e 51 vjeçarit shqiptar që masakroi me thikë bashkëshorten e tij 41-vjeçare në banesën e tyre në një fshat të Zakinthos.
Shqiptari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me gruan pasi disa muaj më herët ai ishte denoncuar në polici për dhunë.
Por mesa duket gruaja ishte bindur se burri e kishte kapërcyer xhelozinë kështu është kthyer dhe kanë jetuar sërish në të njëjtën banesë.
Kjo situatë vazhdoi deri ditën e djeshme kur 41-vjeçarja e denoncoi sërish bashkëshortin.
Disa orë më vonë ajo u gjet e pajetë në banesë e masakruar me një thikë kuzhine.