Ministri i Brendshëm, Taluant Balla ka paralajmëruar ashpërsim të masave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos për shoferët që parakalojnë mirkobusët që dërgojnë nxënësit në shkolla.

Ministri Balla u shpreh se shoferët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të sillen mirë kur kanë përpara tyre mikrobusë që transportojnë nxënësit.

Gjithashti paralajmëroi masat më të ashpra për ata që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

“Nuk është gjoba ajo që ndërgjegjëson shkelësit, gjithmonë vazhdoj t’ua kërkoj që drejtuesit të mjetit ti kërkohet ndërgjegjësim. Kjo marrëveshje garanton thellimin e rezultateve që kemi pasur deri më tani të zbatimit të paketës së sigurisë në shkollë.

Përmes mbikëqyrjes së trafikut do të kemi më shumë informacion për parandalimin dhe degradimin e situatave të vështira.

Ky mekanizëm do ti shtohet paketës së sigurisë në shkolla, për të arritur qëllimin tonë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të fëmijëve e të rinjve që shkojnë në shkolla.

Do t’i ashpërsojmë penalitetet për incidentet brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

Nuk është njëlloj që të shkelësh shpejtësinë në një rrugë ku s’ka një shkollë me rrugën përpara shkollës.

Nuk është njëlloj të parandalosh në mënyrë të gabuar mikrobusin që çon në shkollë fëmijët, apo të parakalosh një mjet tjetër. Do ti japim një mesazh çdo drejtuesi mjeti që kur sheh që ke përpara mikrobusin që çon fëmijët në shkollë thirri mendjes mirë dhe sillu mirë në rrugë sepse policia e shtetit është aty dhe monitoron çdo manovrim ta gabuar.

Ditën e djeshme një nxënës kryente manovra të rrezikshme me makinë para shkollës nën efektin e drogës, dhe ky është një prej shumë shembujve për nevojë për të ashpërsuar edhe penalitetet që lidhen me drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Propozimi im është modeli më i ashpër, një person që kapet në drejtim mjeti me nivel alkooli që përbën vepër penale duhet konfiskuar mjeti”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re