Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbrëmë i bëri thirrje të gjithë botës, së bashku me vendet islame, që në mënyrë efektive të kundërshtojnë Izraelin dhe sulmet e tij ndaj Xhamisë Al-Aqsa, qytetit të Al-Quds (Jeruzalem) dhe të gjitha shtëpive palestineze.

“Një botë që nuk mund të mbrojë Al-Kuds dhe muslimanët do të thotë një botë që ka tërhequr tashmë siguresën e një bombe vetëshkatërruese”, tha presidenti turk pas një iftari që organizoi në Stamboll për nënat nga Dijarbakri, duke protestuar dhe duke kërkuar kthimin e fëmijëve tw tyre tw mashtruar e shkuar në radhët e një organizate terroriste si PKK.

Erdogan kujtoi sulmet e egra izraelite ndaj palestinezëve në muajin e bekuar të Ramazanit.

“Shteti i dhunshëm i Izraelit, shteti terrorist i Izraelit, po sulmon egërsisht dhe pa asnjë ndërgjegje muslimanët në Al-Kuds të cilët synojnë vetëm të ruajnë shtëpitë e tyre mijëvjeçare, vendin e tyre”, tha Erdogan dhe vazhdoi:

 “Unë i bëj thirrje të gjithë botës, të udhëhequr nga vendet islame, që në mënyrë efektive të kundërshtojnë Izraelin kundër sulmeve të tyre ndaj Xhamisë Al-Aqsa, qytetit të Al-Kuds dhe të gjitha shtëpive të palestinezëve.”

Erdogan shtoi se është detyra e kujtdo që e quan veten njeri të kundërshtojë sulmet e paligjshme, çnjerëzore dhe të ndyra të Izraelit që ndot Al-Kudsin, një qytet që bashkon vlerat e shenjta të tre feve.

“Të gjithë ata që nuk kundërshtojnë qartë sulmet e Izraelit janë bashkëpunëtorë indirekt të dhunës që po kryhet atje,” tha Erdogan.

Erdogan kujtoi se mbrojtja e Al-Kudsit dhe Al-Aksasë është detyra e çdo muslimani.

“Një sulm ndaj vendeve të adhurimit në Al-Kuds, i udhëhequr nga Al-Aqsa, është një sulm ndaj nesh. Eshtë një sulm ndaj muslimanëve në Al-Kuds, por edhe ndaj muslimanëve që vizitojnë Qaben në Mekë, është një sulm ndaj muslimanëve të cilët janë afër. Ky është një sulm ndaj myslimanëve në Dijarbakir, Stamboll, Kajro, Islamabad, Xhakartë, Kuala Lumpur, Baku, Sarajevë,” tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë u tha të gjitha vendeve me një popullsi muslimane se “është koha të jemi një, të jemi të bashkuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re