Gjatë një takimi që pati me mjekë dhe infermierë, kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë veten, pasi sipas tij, qeveria nuk është duke kryer detyrën e saj.

“E kam një thirrje për çdo bashkëqytetar që po na ndjek tani. Është thirrje e përsëritur që ju kam drejtuar gjatë gjithë kësaj kohe. 

Është thirrja që të merrni çdo masë për të ruajtur veten tua dhe të afërmit. Do ta bëja këtë thirrje dhe do ta bëj nesër edhe me përgjegjësinë e kryeministrit të vendit. 

Edhe atëherë kur qeveria e nesërme do të braktisë çdo shpenzim luksi, të kotë apo abuzimi dhe paratë do t’i çojë për shëndetin.

Po jua bëj dyfish sot që nuk kemi qeveri por cirk-shëtitës dhe nuk kemi kryeministër, por prestigjator-shëtitës. Ruani veten, sot dyfish më shumë. 

Normalisht na ruan Zoti, vetja dhe qeveria. Tani kemi vetëm Zotin dhe veten tuaj. Ruani veten me sa të Këtë hendek për tmerrshëm ta kompensojmë sa të mundemi me një vetëdijësim më të lartë. 

Deri në 25 prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka”, tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se Rama nuk duhet ta kishte bërë i pari vaksinën:

“Pak orë më parë isha me miq strategjik të Shqipërisë, më bënë një pyetje të thjesht çfarë do bëje po të ishe në këtë situatë. 

E para punës të gjitha financat e shtetit do i vija në funksion të kësaj krize. Testime të parat. Na bëjnë të gjurmojmë virusin. 

Dhe nëse i bie që Berati ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton që është më problematiku do merrja masa më të shtrënguara. 

Nëse X apo Y industri rezulton problematike do ta mbyllja pa diskutim që do të rimbursoja punonjësit për humbjet. 

Pra në bazë të informacionit që merret përmes testim gjurmim, izolimi, do të kryhej në mënyrë të tillë që jo e gjithë Shqipëria të kthehej siç është kthyer në një spital gjigand.

Nuk ka nevojë të jesh ekspert të thuash këto. Mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd dhe për njerëzit. Jo të vraposh të bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe të bësh vaksinën i fundit pasi ke siguruar me të gjitha mënyrat limitimin e dëmit.

Nuk them që dëmi do të ishte zero, por do të limitohej. Pas zgjedhjeve, do kalojmë në nivelin më të lartë të testimeve në të gjithë rajonin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re