Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje forcave opozitare të bëhen bashkë në një front përballë regjimit.

 

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë duke krijuar një hartë veprimesh me të cilat mund të fitohet beteja.

 

“Rrugë të vetme për t’u përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera opozitare. Hartimin e një harte veprimesh me të cilat kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky është një regjim i pasur por i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhet e krimit. Abuzimin shkelmimin e ligjit. Regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re