Skip to content

Thirrja e fortë e Berishës për Gazmend Bardhin dhe nënkryetarët e PD: Do bëheni pishman!

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit dhe nënkryetarëve të PD që të japin dorëheqjen nga postet e tyre e të mos rrinë peng i Lulzim Bashës.

 

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Burrelit, Berisha theksoi se nëse ata vijojnë të rrinë peng i kryetarit do të bëhen pishman më vonë, ndërsa u bëri sërish thirrje demokratëve që të verifikojnë vërtetësinë e formularëve.

 

“I bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe atyre që janë të emëruar jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini skllevër të peng Bashës se do bëheni pishman. Firmat tuaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të shkruara në histori. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Ju ftoj të vini në Tiranë, të merrni deputetët tuaj dhe t’i verifikoni”, tha Berisha.