Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

Mesazhi i plotë

Parandaloni përhapjen e COVID-19
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri, duke u kujdesur për higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.
Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re