Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një thirrje të posaçme për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, duke u kërkuar që të ndjekin me vëmendje njoftimet e autoriteteve lokale dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
Po ashtu, Ministria fton qytetarët të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në rajon, në rast nevoje për informacion apo ndihmë.