Partitë Popullore Europiane kanë kërkuar nga Shqipëria që Reforma zgjedhore e 5 qershorit, të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale, duke etiketuar në mënyrë indirekte, nismën e mazhorancë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa opozitën.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve“, – thuhet në deklaratën e PPE.

Më herët ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi SOreca, kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës. Këto deklarata kanë bërë që mazhoranca të tërhiqet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor më 1 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re