Skip to content

Thirrja e Yuri Kim për të mos kandiduar në zgjedhje/ Zbulohet lëvizja e Tom Doshit

Ndërsa ambasadorja amerikane, Yuri Kim kërkoi dy ditë më parë që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet lëvizja e tij.

Mësohet se sot ai ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu bërë pjesë e garës më 25 qershor. Doshi ka kërkuar të regjistrohet në statusin e kryetarit të PSD (Partia Social Demokrate)