Pas komentit që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri për opinionin e “Venecias”, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Thirrjes për t’u dhënë sa më parë Reformën në Drejtësi shqiptarëve nga Yuri Kim, i është bashkuar edhe kreu i selisë blu që shpërndau statusin e ambasadores.

Ai gjithashtu thotë se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.

Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Statusi i Bashës

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re