Sa’ed Atshan, një i krishterë palestinez, profesor i studimeve të paqes dhe antropologjisë në Kolegjin Sëarthmore në Pensilvani, SHBA, në një shkrim për prestigjiozen Los Angeles Times, paralajmëroi se të krishterët palestinezë po humbasin gjithashtu të dashurit në bombardimet izraelite ndaj Gazas, duke pyetur se ku është zemërimi i komuniteteve të krishtera në botë dhe pse heshtin ato?

Ai paralajmëron në mënyrë dramatike se të krishterët në Gaza dhe në të gjithë Palestinën mund të zhduken përfundimisht plotësisht.

“Palestinezët, të krishterë dhe muslimanë, po i nënshtrohen ndëshkimit kolektiv për shkak të bombardimeve izraelite dhe ne lutemi për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit”, tha Atshan.

Atshan përmend si shembull se Izraeli kishte në shënjestër Kishën Ortodokse Greke të Shën Porfirit në Gaza, një nga kishat më të vjetra në botë. Gjatë bombardimeve, një nga katër komplekset e kishës u godit, duke vrarë 18 të krishterë palestinezë dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë.

“Bashkësia e krishterë duhej të bënte një varrim masiv për të vdekurit para kishës së Shën Porfirit, e më pas me pagëzimin masiv të fëmijëve të këtij komuniteti në rast se edhe ata do të vdisnin shpejt”, tha ai.

“Këta njerëz janë pjesë e mijëra të krishterëve të mbetur në Rripin e Gazës. Ata janë pasardhës të komuniteteve më të vjetra të krishtera. Sot, ata ndihen kryesisht të braktisur nga bota – veçanërisht nga komunitetet e tjera të krishtera në vendet perëndimore – të cilët duken indiferentë apo edhe armiqësor ndaj luftës palestineze për liri dhe të drejtat e njeriut”.

Rrënojat që shtrihen rreth kishës së Shën Porfirit janë zemërthyese shkruan Atshan, sidomos kur merret parasysh simbolika e tyre për komunitetin dhe historia e pasur që daton në shekullin e 5-të dhe nga ndërtesa aktualeqë  është e shekullit të 12-të. Është emëruar sipas ish-peshkopit të Gaza-s, Shën Porfirit, dhe është vendosur aty ku besohet se ka vdekur, në vitin 420 pas Krishtit”.

Profesor Atshan kujton se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) bënë thirrje për parandalimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Gaza.

“Një sondazh i kohëve të fundit zbuloi gjithashtu se 80% e demokratëve dhe 56% e republikanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë thirrje për një armëpushim. Shpresoj që të gjitha format e dhunës dhe shtypjes në Palestinë/Izrael do të marrin fund – më shpejt se sa vonë – kështu që hebrenjtë, të krishterët dhe muslimanët të mund ta ndajnë tokën si fqinjë të barabartë. Pavarësisht fesë apo përkatësisë etnike, ne meritojmë të jetojmë në paqe dhe siguri”, thotë profesor Atshan.

Por ky personalitet i krishterë palestinez duhej të thoshtë dhe tjetrën: një bashkëjetesë në paqe si në ato kohëra kur ajo tokë qeverisej nën muslimanë. Pasi paqe ajo tokë vetëm atëherë ka parë dhe ku hebrenjtë vetëm nën muslimanë janë trajtuar si njerëz me dinjitet.

Kujtojmë pesë dekadat e qeverisjes osmane aty, ku në 500 vjet nuk ndodhi një incident etniko-fetar. Ajo tokë nisi të lahej më gjak, siç dhe po lahet, kur aty nisën të bëjnë ligjin Franca e Britania, sidomos kjo e fundit. Tashmë aty është Perëndimi, i cili po shkruan historinë e turpit të vet në Tokën e Shenjtë të tre besimeve, duke përkrahur një regjim si ai sionist që dhe Zotin tenton ta shfaqë si terrorist(Zoti na ruajt!).     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re