Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dorëzojnë në Gjykatën e Hagës presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi sic tha ai ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se dorëzimi i tij në Hagë është kushti për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

Nëse në Beograd vazhdon të jetë Milloshevicit të ri, sic tha Berisha, rajoni ynë do të ketë vetëm konflikte.

“PD i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dorëzojë sa më parë Vuçiçin në Gjykatën e Hagës për pjesëmarrjen e tij thelbësore në gjenocid dhe krime shfarosëse kundër njerëzimit të kryer nga Beogradi ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë.

Dorëzimi i Milloshevicit të ri në Hagë do të ishte jo vetëm përmbushje e detyrimit ligjor dhe moral ndaj viktimave të gjenocidit por edhe kushti mbi të gjitha kushteve për paqe dhe bashkëpunim në rajon. Me Vucic në Beograd Rajoni nuk do të gjejë paqe, por vetëm konflikte dhe trazira”, tha ish kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re