Policia ka proceduar penalist 7 persona për protestën e paligjshme të organizuar ditën e enjte kundër  gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ndërmjet tyre mësohet se janë aktivisti i njohur Sazan Guri dhe avokati Zaçe Islami.

Ata akuzohen se  pa lejen e organeve kompetente organizuan tubimin në Sheshin Skënderbej, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Policia thotë se shtetasit Zaçe Islami, Sazan Guri dhe Klajdi Bello në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime. Organizatorët kanë me anë të disa mesazhe në rrjetet sociale kanë bërë thirrje për të protestuar dhe këto për policinë kanë shërbyer si prova materiale për t’ia paraqitur prokurorisër për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

Por menjëherë pas këtij lajmi, Sazan Guri ka mbajtur një postim në Facebook, ku shpjegon se pse vendim i qeverisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është antikushtetues.

MASHTRIMI LIGJOR ME SITUATËN FATKEQËSI NATYRORENjë popull që e pëlqen mashtrimin, pa frikë mund të quhet bashkëpuntor…

Publiée par Sazan Guri sur Jeudi 7 mai 2020

“Një popull që e pëlqen mashtrimin, pa frikë mund të quhet bashkëpunëtor me të. Më keq akoma, kur një popull nuk e vret mendjen sesi mashtrohet nuk quhet i urtë, por prore kalama”, shkruan Guri.

Ndërsa edhe avokat Jaçe në rrjetet sociale bën thirrje për të protestuar dhe se e quan për nder që u ndalua nga policia. “Të protestosh kundër tiranisë dhe të mbrosh popullin tënd e familjen nga një sundimtar i neveritshëm është nder të të shoqërojnë në polici. Unë në radhë të parë falënderoj ata burra dhe gra që më mbështetën në protestën më qytetare duke ju dhënë një mesazh të fuqishëm oligarkëve politiko-ekonomikë se nuk mund të na burgosin”, shkruan Zaçe.

PËRSHËNDETJE MIKESHA DHE MIQ.TË PROTESTOSH KUNDËR TIRANISË DHE TË MBROSH POPULLIN TËND E FAMILJEN NGA NJË SUNDIMTAR I…

Publiée par Zace Islami sur Jeudi 7 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re