Një kandidat i mundshëm për presidentin e Komisionit Evropian thotë se nëse kryeministri hungarez nuk i respekton vlerat e Partisë Popullore Evropiane, ai do të duhet të largohet nga Parlamenti Evropian.

Ish-kryeministri finlandez dhe kandidat i mundshëm për president të Komisionit Evropian, Aleksandër Stub tha se kolegët në PPE – Partitë Popullore Europiane, duhet të konsiderojnë mundësinë e dëbimit të Hungarisë nga grupimi i djathtë në Parlamentit Evropian, për shkak të sjelljes politike të kryeministrit Viktor Orban.

Të dy, Orban dhe Stubb janë anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (qendra e djathtë), blloku më i madh në PE.

Stub është në përpjekje për kandidatin kryesor të PPE-së, i cili do të lejonte që ai të bëhej President i Komisionit Europian vitin e ardhshëm.

“Nëse Orban nuk respekton vlerat e përfaqësuara nga partia, ai do të duhet të largohet”, tha Stubb në mediat gjermane.

Ai vuri në dukje se nuk toleron aspak intolerancën e Orbanit, duke iu referuar disa masave kufizuese të këtij të fundit në jetën politike e sociale të vendit.

Në shtator, PE votoi për fillimin e procesit të sanksioneve kundër Hungarisë, bazuar në konkluzionin sipas të cilit ky vend “seriozisht po shkel” vlerat themelore të Bashkimit Evropian, një masë që mund të rezultojë në humbjen e të drejtave të votës të BE-së.

Çështja e votimit hapi një numër ndarjesh në PPE.

Rivali i Stubbit për udhëheqjen e PPE-së, Manfred Weber, mbështeti sanksionet e votimit, por kundërshtoi dëbimin e Orbanit.

Orban, në anën tjetër, mbështet Weberin.

Stub dhe Weber do të flasin në Helsinki javën e ardhshme në një kongres të PPE.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re