Qeveria shqiptare u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në Ukrainë, rastësisht apo rezidentë të përkohshëm aty, që të largohen sa më pare, apo dhe të mos udhëtojnë drejt këtij vendi, të rrezikuar nga lufta prej një kërcënimi rus në rritje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. 

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme shqiptare, duke kujtuar numrat e telefonit të vënë në dispozicion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë vend ish-sovjetik.

Një thirrje e tillë është bërë nga shumë vende perëndimore, përfshirë dhe SHBA. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re