Monika Kryemadhi ka komentuar atë që po ndodh në zonën e Teatrit Kombëtar, që tashmë është shembur plotësisht. Qytetarë të shumtë janë vendosur në hyrje të sheshit të Teatrit, ndërsa Monika Kryemadhi ka kërkuar mosbindje civile.

“Të mos e njohim shtetin e Edi Ramës, të mos u bindemi asnjë urdhri” – tha Kryemadhi, ndërsa i kërkoi Ramës të lirojë një orë e më parë artistët, të marrin përgjegjësi për dhunimin që kanë bërë ndaj vajzave, grave dhe gazetarëve.

“Duhet të shikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk është koha për të parë politikën, tashmë njuk do të shikojmë brekët jashtë të Violeta Manushit, por do të shikojnë b*thën jashtë të Edi Ramës dhe kështu do ti mësoj Rama shqiptarët, me këtë degjenerim që po bën vendit.  Po bëj thirrje shqiptarëve të mos njohin shtetin e Ramës, të mos njohin bastardët.

Në orën 12:00 do të kemi vendimin politik të opozitës të finalizuar. Gazetarë mos njihni postablloqet e Ramës, taksat e Ramës, ju mbylli në shtëpi dhe ju ka marrë paratë për çdo gjë. Zemra ime nëse flet për protesta shko dorëzohu tek Edi Rama. Shumë media janë dorëzuar tek Edi Rama” – përfundoi deklaratën për median kryetarja e LSI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re