Skip to content

Thirrje për pjesëmarrje në protestën “Drejtësi për çlirimtarët” në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit pa pagesë më 17 Tetor


Në kuadër të protestës mbarëkombëtare të thirrur për datën 17 Tetor në Tiranë, me moton “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, autoritetet kanë vendosur që qarkullimi në Rrugën e Kombit të jetë pa pagesë për atë ditë.

Lehtësimi synon të mundësojë pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve nga Kosova në këtë protestë, e cila do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në orën 17:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë tubim, i cili sipas tyre ka për qëllim të kërkojë drejtësi, të mbrojë dinjitetin dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.

Lajmi eshte bere i ditur nga  Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ne nje postim ne rrjetin e saj social ne FB.