Carol Hefner, kandidate për kryetare bashkie në Oklahoma të SHBA-ve, mbrojti postimet e saj të kaluara islamofobe që kishte shkruar në mediat sociale gjatë një debati. Kandidatja kishte quajtur Islamin “një kulturë të keqe e jo një fe”, vuri në dukje moderatorja e debatit Storme Jones. Hefner u përgjigj duke këmbënguluar më keq se kësaj feje të “të pamend”, pra Islamit, duhet t’i vijë fundi.

“Po, (kultura myslimane) është një kulturë shumë negative,” tha Hefner. “Dhe bën gjëra që janë shtypëse dhe unë nuk pajtohem me to. Është njësoj si skllavëria. Nuk pajtohem me të. Është e pakuptimtë. Duhet të zhduket nga kultura jonë, nga bota jonë dhe për fat të keq, ka qenë këtu që nga fillimi i kohës.”

“Unë personalisht nuk e di se si do ta heq qafe atë (Islamin), por do të doja të hapja një debat mbi këtë”, shtoi ajo. “Do të doja të ulem dhe të bëja biseda shëruese… Është shumë e rëndësishme për mua që ne ta shërojmë komunitetin tonë.”

Mbi 30,000 muslimanë jetojnë në Oklahoma, sipas Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Oklahoma (CAIR OK).

Më vonë duke shpjeguar komentet e saj, Hefner tha: “Unë po flisja për mundësitë këtu dhe se si ndryshon gjendja këtu, pasi ne nuk e kemi atë urrejtje dhe shtypje dhe njerëzit mund të ngrihen dhe unë dua t’ia ofroj këtë mundësi të gjithëve.”

Hefner, i cila ishte bashkëkryetare i fushatës së ish-Presidentit Donald Trump në 2016 në Oklahoma dhe ish-mbledhëse fondesh për Partinë Republikane, ka një histori postimesh paragjykuese në mediat sociale.

Në vitin 2015, ajo ndau një artikull lajmesh në Facebook rreth protestuesve në Oklahoma të cilët u takuan me Presidentin e atëhershëm Barack Obama me flamuj të Konfederatës. “U bë edhe kjo. Më pëlqen shumë!”, shkruante ajo. Flamuri i Konfederatës shihet gjerësisht si një simbol i racizmit kundër njerëzve me ngjyrë.

Në vitin 2014, ajo shkroi në Facebook: “Të zinjtë kanë kryer dhe kanë promovuar skllavërinë vetë për breza”. Ajo më vonë tha se po komentonte faktin se njerëzit jo të bardhë historikisht e kanë mbajtur skllavërinë në SHBA.

Dr. Imam Imad Enchassi, imami i lartë për Shoqërinë Islame të Qytetit të Madh të Oklahomas, paralajmëroi për peshën e komenteve të Hefnerit. “Ajo po flet për 1.9 miliardë muslimanë. Kur përdori fjalën ‘t’i zhdukim’, ajo po flet për zhdukjen e 1.9 miliardë muslimanëve,” tha ai për stacionin e lajmeve KWTV në Oklahoma City. “Këto komente janë shumë problematike, ato komente janë të rrezikshme dhe islamofobike.” 

Zgjedhjet për kryetar bashkie të Qytetit të Oklahomas u mbajtën më 6 shkurt. David Holt, kryebashkiaku aktual, u zgjodh për në mandat të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re