Kandidati për deputet i PD, Agron Gjekmarkaj, ka publikuar sot një thirrje siç thotë ai të banorëve të Shëngjinit.

Shqetësimi ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle në Shëngjin, që nuk përmbush standardet. Gjekmarkaj thotë se shkolla ishte e mirëpritur për vite të tëra, por ajo që po ngrihet nuk është siç e kërkon koha dhe se nga ky ndërtim do vuajnë breza të tëra nëse lejohet. Ai kërkon të mos lejohet sa nuk është vonë.

“Thirrje publike nga banorë të Shëngjinit!

Në qytetin e Shëngjinit po ndërtohet nga bashkia Lezhë një shkollë e shumë mirëpritur për vite të tëra. Ishte e pa përshtatshme për misionin e shenjtë të saj, por kjo që po ngrihet për ne qytetarët e këtij qyteti nuk është ashtu si e kërkon koha.
Pa oborr, ndonëse ishte një i përmasave te vogla.

Pa garazhde makinash, apo ajo që është më e rëndësishmja niveli i lartësisë, është aq sa i shkollës ekzistuese. Sa nuk është vonë na ndihmoni e mos e lejoni ketë veprim. Do vuajnë breza të tërë këtë lloj ndërtimi që do ketë probleme edhe nga lagështira. Me respekt, banorët e Shëngjinit”, deklaron Gjekmarkaj.

Thirrje publike nga banorë të Shëngjinit !

Në qytetin e Shëngjinit po ndërtohet nga bashkia Lezhë nje shkollë e shumë…

Posted by Agron Gjekmarkaj on Tuesday, March 23, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re