Shpesh herë nga Presidenti, Ilir Meta janë bërë thirrje për referendume, por çfarë thotë kushtetuta dhe si e interpretojnë ekspertët.

Në Komisionin Hetimor, eksperti Erind Merkuri tha se vetë Presidenti nuk ka të drejtë të thërrasë referendume, por vetëm të caktojë datë me dekret.

Ndërkohë komisioni pritet të mblidhet javën e ardhshme, që sic tha kryetari Alket Hyseni do të jetë intensive.

PJESE NGA DISKUTIMI NE KOMISION

Spartak Braho: Pa bërë analogji me presidentin tonë aktual, ka të drejtë presidenti të organizojë referendum?

Eksperti Erind Merkuri: Presidenti në Shqipëri nuk ka të drejtë të organizojë referendum, presidentin cakton datën e referendumit. Kushtetuta rregullon disa nene, ku thuhet se ka një lloj diskrecioni, kur i kërkohet nga zgjedhësit. Pra kur ja kërkojnë dhe jo të caktojë vetë.

Presidenti cakton me dekret datën, por vetë presidenti nuk e ka kompetencën për të mbajtur referendum.

Klotilda Bushka: Ka një praktikë të Gjykatës Kushtetuese, ku jepet një trajtim në lidhje me kompetencat e presidentit për të mbajtur referendum? Mund ta sqaroni këtë më shumë?

Eksperti Erind Merkuri: Rasti i referendumit në Kore, ishte që presidenti kishte deklaruar disa herë që do kërkonte një referendumi për votëbesimin e tij, sepse presidenti në Kore zgjidhet nga populli.

Edhe në rastin moldav, presidenti kërkonte një referendum dhe Komisioni i Venecias ishte kundër.

Alekt Hyseni: Është java e fundit e këtij komisioni ku do të administrojmë provat në këtë çështje, për t’ja dorëzuar brenda afatit seancës parlamentare dhe për të vazhduar me tej me procedurat nëse do të këtë procedura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re